Ministri Bytyqi priti udhëheqës të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar rreth gjendjes së arsimit në gjuhën shqipe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në këtë takim është biseduar rreth mungesës së teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në këtë trevë dhe iniciativave të vazhdueshme për të siguruar këto tekste.

Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë e MAShT që të ndihmojë jo vetëm në këtë proces, por edhe në bashkëpunime të reja, me qëllim që të ofrohet arsim më cilësor për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ministri Bytyqi u zotua se do të ruhen kuotat në universitetet publike të Kosovës për studentët nga këto komuna, ndërsa tha se kjo kuotë edhe mund të rritet nëse ka interesim më të madh të të rinjve që të studiojnë në Kosovë.

Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësinë e ofrimit të trajnimeve në Kosovë për mësimdhënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, ndërsa u tha se sfidë edhe më tutje mbetet njohja e diplomave mes Kosovës dhe Serbisë, njofton MAShT.