Ministri denoncon krimin ndaj mjedisit

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka publikuar disa fotografi të cilat dëshmojnë krimit që i bëhet lumenjëve të Kosovës nga persona të papërgjegjshëm.

Matoshi ka shkruar se “Si Ministri po investojmë miliona euro në rregullimin e shtreterve të lumenjve kurse nga ana tjetër shohim skena të tilla tmerri që shkaktohen nga dora e njeriut”.

Ai ka bërë të ditur se këtë duhet ta lutojnë së bashku të gjitha institucionet përfshirë Ministrinë që ai drejton, inspektorët komunal, Policinë e Kosovës, qytetarët dhe mediat.

“Një dëmtim i tillë i ujit dhe lumenjëve pa dyshim që mban emrin krim mjedisor dhe si të tillë do ta denojmë. Bashkë kundër krimit mjedisor”, ka shkruar Ministri Matoshi.

Image may contain: outdoor
Image may contain: plant, outdoor and water