Ministri, Gashi, angazhohet që në Prizren t’i ngritet shtatore kongresmenit amerikan Eliot Engel

Gjatë vizitës së sotme Prizrenit, dhe takimit me të parin e komunës, Mytaher Haskuka, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka kërkuar që të fillojë me procedurat administrative për ngritjen e shtatores së kongresmenit amerikan dhe mikut të madh të shqiptarëve, Eliot Engel. Sipas ministrit, Gashi, kongresmeni Engel, e meriton që të ketë një shtatore në qytetin historik të Prizrenit, për kontributin e tij të madh për popullin dhe shtetin e Kosovës.