Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, dhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënshkruan 10 memorandume bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka , të premtën  ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  Kujtim Gashi, me të cilin ka nënshkruar 10 memorandume bashkëpunimi për vazhdimin e projekteve të vitit të kaluar dhe realizimin e projekteve të reja në Komunën e Prizrenit. Ministri, Kujtim Gashi, tha me këtë rast se , është një shumë 3.6 milionë euro, janë fokusuar te pjesa e sportit pa e llogarit pjesën tjetër 3 milionë tek trashëgimia kulturore. E shfrytëzova këtë mundësi për të kërkuar përkushtim më të madh prej komunës tek projektet e reja. Ne kemi projekt të përbashkët me UEFA-n, kemi edhe 12 stadiumet ndihmëse dhe jemi dakorduar që të bëhet një stadium ndihmës për disa ditë do të jetë gati. Prizreni ka vëmendje të shtuar për ta përmirësuar infrastrukturën. Këto memorandume do të jenë mundësi e mirë për sportdashësit dhe njerëzit e kulturës. Me këto projekte jemi shtrirë në pjesën e Hasit, Lumbardhit dhe në të gjitha pjesët e Prizrenit, theksoi ministri Gashi. Ndërkaq, Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se përmes këtyre projekteve Prizreni do të bëhet qytet i kulturës dhe sportit. Disa janë vazhdim i projekteve të vitit të kaluar, por shumica janë edhe projekte të reja edhe pse duhet punë më shumë lidhur me çështjen e hapësirave ku duhet me i bë këto projekte. Po besoj që edhe me ligjin e ri do të kemi mbështetjen ministrit dhe  do të kaloj më shpejt në Qeveri. Biseduam edhe për projekte të reja, falënderojmë ministrin për gatishmërinë dhe mbështetjen, besojë se me këto vendime  Prizreni të bëhet qytet i kulturës dhe sportit, theksoi kryetari Haskuka.Në kuadër të këtyre marrëveshjeve përfshihen realizimi i projekteve për ndërtimin e Qendrave Kulturore në Novo Selo, Pouskë, Skorrobisht,  fushën sportive në Lubinjë të Epërme, poligonin sportiv në Mushnikovë ,  stadiumin e fshatit Gjonaj, ndërtimin e stadiumit në Zhur, ndërtimin e Pishinës Olimpike, si dhe Kompleksin Sportiv “11 Marsi” dhe stadiumin “Përparim Thaçi”.