Ministri i Mbrojtjes i del krah Driton Selmanajt pas protestave të VV-së: Shëroi ushtarët e UÇK-së

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i ka dal në krah zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj, pas kundërshtimeve të VV-së për pjesëmarrjen e tij në seancat e sotme të Kuvendit.

Quni, në një postim në Facebook ka thënë se pikërisht Selmanaj, sipas tij, ka shëruar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Prindi i Dritonit, Ali Selmani, ishte kultivues i trashëgimisë kulturore shqiptare, bashkëthemelues i ShKA “AFËRDITA”.  Nga regjimi antishqiptar ai u persekutua pamëshirshëm. Gjithmonë qëndroi stoik dhe i palëkundur. Dritoni në vitet 98/99 si teknik medicinal fashoj dhe shëroj shumë plagē të fëmijëve, burrave, grave dhe ushtarëve të plagosur të UÇK-së. Mësoni para se të gjykoni”, ka shkruar ai./Veriuinfo