Mediat izraelite kanë njoftuar se Ministri i Shëndetësisë i këtij shteti, Ya’acov Litzman, dhe gruaja e tij ka dalë pozitiv në testin për COVID-19, përcjellë Lajme365.
Dje ishte raportuar se Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu do të vendoset në karantinë pasi kishte qenë në kontakt me një person që ka rezultuar me Coronavirus pozitiv.
Kryeministri i Izraelit, dyshohet se është infektuar me Coronavirus, vendoset në karantinë
Në Izrael deri më tani janë shënuar 25 viktima si pasojë e pandemisë COVID-19.
Numri i personave të infektuar nga coronavirus në shtetin e Lindjes së Mesme ka arritur tejkaluar shifrën prej 6,000 personash. / Lajme365