Ministri Lekaj flet për arrestimet e zyrtarëve të dyshuar për dallavere

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është deklaruar rreth arrestimeve të zyrtarëve të MI-së që Policia e Kosovës i bëri pasditen e sotme.

Në një prononcim të shkurtër për “Indeksonline”, Lekaj ka theksuar se është i hapur për bashkëpunim me organet e drejtësisë.

“Ne nuk kemi informacione ende për atë se çfarë ka ndodhur sot. Megjithatë unë e kam ripërsëritur disa herë se ministria është e hapur për organet e drejtësisë, por pres që ajo të shkoj deri në fund”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Indeksonline raportoi se organet e sigurisë kanë prangosur këta zyrtarë me arsyetimin e përfshirjes së tyre në dallavere me patent-shoferët.

Filize Krasniqi, Drejtoreshe e departamentit për patent shofer si dhe Besim Tahiri, shef i egzaminerave janë personat e arrestuar.