Ministri Matoshi kërkon hetime për pretendimet e deputetit Zeka (Dokument)

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka njoftuar të ketë kërkuar zyrtarisht nisjen e hetimeve lidhur me pretendimet e paraqitura nga Milaim Zeka në lidhje me ndërtimin e një objekti hotelier në Brezovicë.

“Sapo kam kërkuar zyrtarisht nga organet e hetuesisë që të fillojnë menjëherë hetimet në lidhje me rastin e paraqitur nga deputeti Milaim Zeka, në seancën e sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, rreth ndërtimit të një hoteli në Brezovicë. Jam falënderues ndaj deputetit Milaim Zeka, dhe secilit qytetarë tjetër që ndihmon Ministrinë dhe organet tjera shtetërore në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative në vend. Njëkohësisht mbetem i përkushtuar që në kuadër të kompetencave që kam të hap të gjitha dyert dhe rrugët për hetimin e këtij rasti dhe siguroi organet e hetuesisë se askush brenda MMPH-së nuk do të lejohet që të pengojë këtë proces.” ka shkruar Ministri Matoshi në profilin e tij në rrjete sociale.

Image may contain: text