Ministri në detyrë i Mjedisit pezullon nga puna shefin e AMMK’së

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që drejtohet nga Fatmir Matoshi, ka vendosur që të pezullojë nga puna, Ilir Morinën, shefin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Në vendim thuhet se Morina është pezulluar nga puna me pagesë ( 50 për qind të pagës), për shkak të sjelljeve të tij ndaj stafit të Ministrisë dhe për një sërë shkeljesh të cilat i ka ndërmarrë në cilësinë e udhëheqësit të Agjencisë.

Në vendim thuhet se Morina ka marrë një vendim të kundërligjshëm i cili ka rezultuar me dëmtimin e monumentit të “Shpellës së Gadimës”.

Ndërkohë ndaj Morinës është ngritur edhe procedurë në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë për shkak të sjelljeve të cilat kanë qenë në kundërshtim me etikën.

Gazeta Express ka siguruar vendimin e MMPH-së.

Për të njëjtin ditë më parë ka raportuar edhe T7, i cili dyshohet se është i përfshirë edhe në rastin e biznesmenit Sabri Novosella. /GazetaExpress/