E konfirmon ministri serb: Serbia çdo ditë humb nga 1 milion euro për shkak të taksës

Në një intervistë dhënë televizionit shtetëror serb, Mnistri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Ljajiç, ka deklaruar se që nga vendosja e taksës nga ana e Kosovës ndaj produkteve serbe, Serbia humb nga 1 milion euro në ditë.

“Prej 21 nëntorit 2018, e deri më 8 gusht 2019, kanë rënë porositë për produktet serbe në vlerë prej 280.8 milionë euro”, ka deklaruar Ministri serb, Ljajiç.

I pyetur nëse pret heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, Ljajiç është shprehur skeptik duke deklaruar se “Kosova po shkon drejt zgjedhjeve. Edhe ata që ishin të prirur për pezullim 120-ditor të taksave pretendojnë se edhe pas zgjedhjeve, asnjë tarifë nuk duhet të hiqet, sepse ata vlerësojnë se kjo mund të sjellë vota shumë nëse vazhdojnë me temën e njejtë”.