Ministri Veliu, takohet me drejtorin e Policisë, do të ndëshkohen ata të cilët nuk bartin maska

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu është takuar me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ata u zotuan se Policia e Kosovës do të kujdeset që të shqiptoj dënime konform ligjit për të gjithë ata qytetarë që nuk i respektojnë masat.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është takuar me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Në këtë takim u diskutua për masat kundër COVID-19 dhe se do të gjobiten qytetarët që nuk respektojnë udhëzimet shëndetësore.

“Policia e Kosovës do të kujdeset që të shqiptoj dënime konform ligjit për të gjithë ata qytetarë që nuk i respektojnë masat”, thuhet në njoftim.

Pjesëtarëve të Policisë së Kosovës do të keënë përsëri orarin 12 orë punë në ditë, këtë orar e kishin edhe gjatë fillimit të pandemisë e deri tek masat lehtësuese.

“Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, rritjen e numrit të qytetarëve të infektuar me Covid-19 si dhe për konsultimet dhe vendimet e fundit që u morën nga Qeveria e Republikës së Kosovës në lidhje parandalimin e virusit, në veçanti për zbatimin dhe funksionalizimin sa më të mirë të Planit të ri Operacional të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.  /Insajderi/

 

Tags: