Ministri Vitia pranon letër nga Ambasadori i SHBA-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka publikuar letrën të cilën ai e ka pranuar nga Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Në letrën e tij Ambasadori Kosnett ka falenderuar Ministrin Vitia për angazhimin e tij në luftimin e pandemisë COVID-19 dhe për të ofruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për qytetarët e Kosovës.

Kosnett ka veçuar veprimin e konferencën e përbashkët të Ministrave Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiç lidhur me masat e ndërmarra në luftë ndaj COVID-19.

Në letrën e Ambasadorit Amerikan kërkohet që të  punohet bashkarisht duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetit dhe duke i lënë anash ndarjet në komunitet.

 

Ky është postimi i plotë i Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia:

Letër falenderimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Duke iu falenderuar të gjithë profesionistëve shëndetësorë dhe punëtorëve mbështetës, zyrtarëve policorë, kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës, zyrtarëve komunal, ministrave dhe partnerëve nga BE e SHBA ne jemi duke u përpjekur të parandalojmë shpërndarjen e virusit.

Duke qendruar e punuar me solidaritet të lartë njerëzor dhe pa dallime të çfarëdo natyre ne do të jemi fitues.

Këto janë falenderime për të gjithë ata që çdo ditë pa pushim dhe me vetëmohim po merren me kujdesin për qytetarët. Kjo na siguron se në këto kohë të sfidave në të gjithë botën nuk jemi vetëm, por bashkë me miqtë tanë.

Gjithçka ka ndërruar në rutinën e jetës sonë. Kjo kërkon vetëdijësim të lartë. Le të mos tregohemi të shkujdesur.

Prandaj, ju lutemi të:
Qëndroni në shtëpi.
Ndiqni rekomandimet e MSh-së dhe IKShP-së.
Bashkë do t’ia dalim!

No photo description available.