Ministri Zemaj i’a vendos maskën qytetarit me duart e veta

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Podujevës, për të nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një aneksi për Spitalin e kësaj komune.

Por siç shihet nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale, një qytatarë i Podujevës është nxjerr jasht nga objektit të komunës, shkaku i mosbartjes së maskës.

Ai është përcjellur deri te dera nga Drejtori për Administratë, Gëzim Namani.

Pastaj ka arritur edhe Policia e Kosovës, ku ka dashur ta shoqëroj atë në stacionin policor.

Megjithatë, qytetari ka kërkuar që këtë shqetësim t’ia përcjellë ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku ministri   ia ka vendosur vetë maskën qytetarit.

.