Ministria e Ambienti përkrah komunat

Ministri i Mjedisit dh Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi ka njoftuar se ka pritur sot në takim kryetarët e 4 komunave të Republikës së Kosovës: Prizren, Podujevë, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët kenë nënshkruar memorandume të bashkëpunimit për financimin e disa projekteve në fushën e mjedisit.

Projektet për të cilat u nënshkruan memorandume të bashkëpunimit me kryetarët: Agim Veliu, Mytaher Haskuka, Xhafer Gashi e Svetislav Ivanovici, janë:

  1. Ndërtimi i ujësjellësit në Gjonaj, Prizren, i cili kap vlerën prej 277 mijë euro, dhe do të zgjidhë problemin e sigurimit të ujit të pijshëm për banorët e kësaj pjese të Prizrenit;
  2. Vazhdimi i projektit të rregullimit të shtratit të lumit Llap, Podujevë, në vlerë prej 150 mijë euro;
  3. Ndërtimi i kanalizimit Breznicë- Kozaricë, në vlerë totale 100 mijë euro për këtë vit, dhe po ashtu me 100 mijë euro është mbështetur edhe vitin e kaluar;
  4. Ndërtimi dhe rregullimi i kanalizimit në fshatin Breznicë – Kozaric –Obiliq 100.000 euro;
  5. Rregullimi i hapësirave gjelbëruese dhe mbjellja e drunjëve – Obiliq 50.000 euro;
  6. Pastrimi i lumenjve, përrockave dhe kanaleve, Obiliq 100.000 euro;
  7. Pastrimi i lumenjve në Kufcë, Stanishor, Prekovc dhe llabjan, i cili kap vlerën buxhetore prej 200 mijë euro për këtë vit.

Të gjitha këto projekte janë edhe një hap më shumë në angazhimin tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetareve të vendit. Ministri Matoshi para kryetarëve të këtyre komunave ka shprehur besimin e tij që këto projekte do të realizohen me kohe dhe do të kenë një menaxhim efikas nga komunat përkatëse.