Ministria e Bujqësisë tregon orarin e qarkullimit të bujqve

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se orari i qarkullimit për bujqit individual të pajisur me Numër Identifikues të Fermës (NIF), vetëm për të punuar në fermat e tyre do të jetë nga ora 6:00 deri në 20:00.

Mustafa njoftoi se bujqit e pajisur me NIF do të jenë të lirë të punojnë në fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit.

Për të qarkulluar, bujqit duhet në çdo kohë të kenë me vete: Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit; Aneks 1 të Certifikatës, Shënimet e Fermerit të Regjistruar dhe Letërnjoftimin.

Ndërsa, të punësuarit në fermë duhet të pajisen me “Vërtetim për lëvizje të lirë”, i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit.

Vërtetim për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së www.mbpzhr-ks.net.

Këta të punësuar do të jenë të lirë të punojnë dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore në fermën ku janë punësuar, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, të punësuarit duhet në çdo kohë të kenë me vete:

  1. Kopjen e Vërtetimit për lëvizje të lirë, të plotësuar dhe nënshkruar nga pronari i fermës;
  2. Kopjen e Certifikatës së Regjistrimit të Fermerit, të fermerit që i ka punësuar;

iii.       Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e fermerit të regjistruar, të fermerit që i ka punësuar;

  1. Letërnjoftimin personal të tyre;

–           Kemi përfshirë NACE kodet për leje pune për të gjitha bizneset e zinxhirit të kultivimit, grumbullimit, përpunimit, të ushqimit, etj.