Ministria e Shëndetësisë harron Prizrenin si komunë të Kosovës

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka bërë kategorizimin e ri të komunave për COVID-19.

Ajo çfarë bie në sy është se komuna e Prizrenit nuk gjendet fare në listën e komunave në zonën e Kuqe, të Verdhë dhe të Gjelbërt, raporton LAJME365.

Sipas njoftimit nga ministria e Shëndetësisë, prej sot e deri më 19 mars, në zonën e kuqe janë 15 komuna: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Novobërda,Vushtrria dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 12 komuna: Podujeva, Istogu, Skenderaj, Klina, Deçani, Juniku, Suhareka, Ferizaji, Vitia, Kllokoti dhe Kaçaniku.

Në zonën e gjelbër janë 11 komuna: Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Mamusha, Shtimja, Graçanica, Dragashi, Shtërpca, Hani i Elezit, Ranillugu dhe Parteshi.

Kujtojmë se IKSHPK gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar për 730 raste të reja me COVID-19, gjashtë raste të vdekjes dhe 512 pacientë të shëruar nga coronavirusi./lajme365.com