Ministria e Shëndetësisë merr këtë vendim për Rahovecin (DOKUMENT)

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për përcaktimin e orarit për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private në Komunën e Rahovecit.

Në komunën e Rahovecit, orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë, si deri më tani: nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale, përcjellë Lajme365.

Njoftimin mbi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë e ka bërë publike Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Rahovecit që të qëndrojnë nëpër shtëpi pas, vetëm kështu mund të ruajmë shëndetin e tyre, të familjarëve dhe miqve që i rrethojnë.  / Lajme365

Image may contain: textImage may contain: text