Ministrja e Drejtësisë reagon pas hulumtimit për aferen në Prokurorinë e Prizrenit, premton masa ndaj këtij “skandali të madh”

Emisioni “Kallxo Pernime” ka trensmetuar  hulumtimin për njërën nga aferat e mëdha të keqpërdorimeve në rajonin e Prizrenit.

Dardan Hoxha, një i dënuar për legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, ka rrëfyer në emision se ka paguar mbi 5 mijë euro mito, para këto të cilat, sipas tij, i janë kërkuar për të lehtësuar lëndën në Prokurorinë e Prizrenit.

Gjatë transmetimit të emisionit, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar duke thënë se ky hulumtim shpërfaq pazaret e mëdha në sistemin e drejtësisë.

Sipas Haxhiut, sonte patëm rastin hapur e publikisht të shohim ato që po ndodhin brenda sistemit të drejtësisë ku jepen para për t’i ikur drejtësisë.

“5 mijë euro për ta mbyllur lëndën në Prokurori! Hulumtimi në kallxo, i cili është duke u shfaqur në RTV Dukagjjni përveç që është skandal i madh, fatkeqësisht shpërfaq pazaret e mëdha në sistemin e drejtësisë. Sonte patëm rastin hapur e publikisht të shohim ato që po ndodhin brenda sistemit të drejtësisë ku jepen para për t’i ikur drejtësisë. Edhe për shumë raste të tjera mund të mos jemi në dijeni! Kjo çfarë pamë sonte është dëshmi e madhe që vetingu në sistemin e drejtësisë është çelësi i vetëm për të kthyer besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Do të nisim punën shumë shpejt në këtë drejtim”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social “Facebook”.

“Ligjet janë të kota nëse ato nuk zbatohen ndaj secilit, pavarësisht pozicionit që mbanë prandaj edhe menjëherë duhet të ndërmerren masa ndaj personave të përfshirë në këtë skandal të madh. 👏 (Duartrokitje) të madhe gazetarëve hulumtues”, përfundoi ajo.