Miratohen masat e reja kundër COVID-19

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Pas shqyrtimit është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  Pandemisë COVID-19 sipas vlerësimit të situatës epidemiologjike në vend nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike.

Masat e miratuara hyjnë në fuqi nesër, më 22 janar 2020 dhe vlejnë deri më 4 shkurt 2022.

(Bashkëngjitur gjeni masat e aprovuara me këtë vendim).

 Vendimi masat 21 janar 2022