Miratohet legjislacioni për sponsorizim të sportit dhe kulturës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, më në fund kanë arritur që të bëjnë miratimin e ndryshimeve ligjore për të mundësuar zbatimin e legjislacionit për sponsorizim të aktiviteteve sportive dhe kulturore.

Në seancën e sotme, deputetët kanë votuar pro harmonizimit të Ligjit për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, me Projektligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave duke hapur kështu rrugë për sponsorizim të sportit dhe kulturës.

Ligjit për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit parashef mekanizma konkrete dhe lehtësi financiare për kompanitë të cilat mbështesin financiarisht aktivitetet e sportit dhe të kulturës.