Mirel Josa largohet nga Prishtina

FC Prishtina dhe kryetrajneri Mirel Josa, me marrëveshje, kanë shkëputur kontratën.

Josa, ishte vendosur kryetrajner i klubit në muajin shtator të vitit 2017 duke debutuar kundër Gjilanit në javën e 6-të (0:0).

Ish-trajneri i Skënderbeut ka udhëhequr skuadrën në 79 ndeshje zyrtare, duke fituar 46 prej tyre, 21 barazime dhe 12 humbje. Ka fituar Kupën e Kosovës më 2017/18 dhe dy herë nënkampion i Kosovës duke mos fituar titullin në dy vite rresht në ndeshjen e fundit.

”Josa do të kujtohet për punën profesionale, si me futbollistë, medie dhe opinionin publik. Mireli do të kujtohet për kulturën e lartë sportive”.

”FC Prishtina, Mirel Josës, i uron sukses në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.