Mirren vendime të rëndesishme për kreditë dhe shtyrjen e tyre

Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, bashkë me Drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kanë mbajtur një takim me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ku përfundimisht është sqaruar se bankat komerciale që veprojnë në vend nuk mund të aplikojnë interes shtesë për periudhën e shtyrjes së kredisë gjatë kohës së pandemisë.

Rukiqi përmes një postimi një postimi në Facebook, ka thënë se janë marrë disa vendime të rëndësishme, ku njëra prej tyre ështe edhe që bankat nuk mund të aplikojnë interes ndeshkues, për përiudhen e shtyerjes së kredisë.

Postimi i plotë:

Sot bashke me Drejtorin e OEAK, z. Arian Zeka, kemi mbajtur takimin e rradhes me Guvernatorin e Bankes Qendrore te Kosoves, z. Fehmi Mehmeti dhe perfundimisht e kemi sqaruar qe:

– Bankat nuk mund te aplikojne interes ndershkues, per periudhen e shtyrjes se kredise;
– Interesi i rregullt duhet te perllogaritet, por i njejti duhet te paguhet, i shperndare, ne nje periudhe 12 mujore, prej momentit te rifillimit te pageses se kredise;
– Ne asnje rast, vonesa per shkak te krizes, nuk do te ndikon ne prishjen e rejtingut, te asnje klienti.