Mitrovicë e Veriut: Rakiq jep betimin solemn

Në një mbledhje solemne të Kuvendit të Komunës së  Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, e ka bërë betimin e tij solemn si kryetar. Pas solemnitetit, Kuvendi ka vazhduar  seancën e 15-të të radhës, në të cilen është paraqitur projektbuxheti fillestar për këtë Komunë për vitin në vijim në shumë rreth 6. 3 milionë euro.

Rakiq, ka premtuar se detyren e tij do ta kryej me nder,  në interes të qytetarëve të Mitrovicës Veriore.”  Kjo gjë është një obligim i madh, jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë ju në Kuvend, që të jemi edhe më të mirë duke punuar për të ngritur nivelin e jetës për të gjithë qytetarët, natyrisht, duhet të iu ndihmojmë në çdo aspekt. Dua të them se funksioni i im dhe i juaji nuk janë funksione tona, por janë funksione në shërbim të popullit, pra qytetarëve të Komunës së Mitrovicës Veriore”, ka thënë Rakiq.   

Pjesë e kësaj mbledhje kanë qenë 14 nga 19 këshilltarë sa ka ky Kuvend, si dhe ministresha e ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal të qeverisë së Kosovës, Adrijana Hoxhiq, organizatave ndërkombëtare etj.