Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Policia e Kosovës sot në mëngjes ka vendosur për kufizimin e shesheve të qytetit “Isa Boletini”, “Mehë Uka” dhe Adem Jashari”, në mënyrë që të parandalohet grumbullimi i qytetarëve.
Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me komandantin e Stacionit Policor Jug, Ahmet Xhosha, kanë dalë për të parë për së afërmi mënyrën e kufizimit të këtyre shesheve, si masë shtesë për parandalimin e koronavirusit.
Ky kufizim i hapësirave me shirita është bërë me qëllim të shmangies së shëtitjeve të panevojshme të qytetarëve, dhe brenda këtyre hapësirave gjendet edhe Policia e cila përkujdeset vazhdimisht për sigurinë e qytetarëve.
Andaj kryetari Bahtiri bën apel tek të gjithë qytetarët të respektojnë këtë masë shtesë , duke qëndruar sa më shumë në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm në raste të domosdoshme.
Gjatë ditës edhe Komuna e Prishtinës kishte njoftuar se ndalohet lëvizja nëpër sheshin e Prishtinës.