Mjekët thonë që receta e shpërndarë në Facebook për COVID-19 është e rreme

Gjatë ditës së djeshme nëpër Facebook është shpërndarë një recetë për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19.

Mirëpo këtë recetë e kanë përgënjeshtruar mjekët dhe përfaqësues të OBSH-së.

Skender Syla Drejtor i OBSH-së në Bulgari ka thënë se kjo recetë e shpërndarë në rrjetet sociale me të madhe është e rreme dhe për çdo shqetësim shëndetësor duhet të kontaktoni mjekun tuaj, dhe të mos bëni eksperimente me shëndetin tuaj dhe me familjarët tuaj.

Gjithashtu edhe mjeku Fahri Beqa ka shkruar se ky mesazh i kësaj recetë është Fake News.

Sipas tij Indikacioni për oksigjenoterapi vendoset vetëm nga mjeku duke u bazuar në parametrat vital.

Sepse Terapia e pabazuar me oksigjen është shumë e rrezikshme, sepse e deprimon qendrën e frymëmarrjes që gjendet në tru.

Ai gjithashtu ka vënë në pikëpyetje dy produkte nga kjo recetë, betadinë për shpërlarje të gojës dhe bombole oksigjeni në shtëpi sipas tij janë shumë të rrezikshme dhe ky është një trajtim që nuk duhet ndjekur.