Mjeku kosovar publikon foto nga trajtimi me sukses i një pacienti me COVID-19 në Tiranë

Mjeku nga Prizreni, Meriton Siqeca, në profilin e tij në rrjete sociale ka postuar fotografi nga momenti i trajtimit mjekësor të një pacientë të infektuar me COVID-19 në Tiranë.

Siqeca ka dhënë lajmin e mirë për pacientin e trajtuar dhe ka bërë apel që të qëndrohet në shtëpi.

“Nga salla e Hemodinamikës, Spitali CoVid-19 2. Rasti me covid u krye me sukses. Bashkë do ia dalim.
Qëndroni në shtëpi, na ndihmoni t’ju ndihmojmë!”, ka shkruar Siqeca.