Mjet shpërthyes në kryeqytet

Një mjet shpërthyes është gjetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, shumë pranë vendit ku kanë filluar punimet për ndërtimin e xhamisë së re.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për KOHËN se mjeti është identifikuar në mëngjes.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje tha se ky mjet i gjetur, dyshohet se ka mbetur para shumë kohe.

“Dyshohet se është mjet i mbetur para shumë kohësh në atë zonë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, shtoi Ahmeti./koha/