Molliqaj: Kurti po do gjendje të jashtëzakonshme për të qenë arbitrar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, ka reaguar pas vendimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos certifikimin e LVV’së, AAK’së dhe Nismas Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit.


Ai tha se është e padrejtë ti ndalohet kandidimi në zgjedhje kujtdo që është dënuar në të kaluarën për veprime politike.

Ai tutje thotë se VV’ja dhe Kurti po duan gjendje të jashtëzakonshme

“Sepse gjendja e jashtëzakonshme t’i zgjidhë duart për të qenë arbitrar. Për të shkelur kushtetutën, ligjin e të drejtat qytetare. Përmes gjendjes së jashtëzakonshme kanë operuar shumica e pushteteve autoritare e totalitare. Në gjendje të jashtëzakonshme s’ka ligj e procedura, ka vetëm NJË instancë që vendosë, e ajo është pushteti – lideri. Gjendja e jashtëzakonshme t’i jep KREJT.”Molliqaj thekson se Kurti nuk do të merret me vendimin e KQZ-së por do të krijojë kauzë viktimizimi për t’i mobilizuar votuesit e tij, drejt gjendjes së jashtëzakonshme.

Reagimi i plotë:

KURTI I GJENDJES SË JASHTËZAKONSHMEËshtë e padrejtë dhe jodemokratike t’i ndalohet kandidimi në zgjedhje kujtdo që është dënuar në të kaluarën për veprime politike. Mos-lejimi i kandidimit të personave që janë dënuar për aktivitete politike është instrument i rrezikshëm për disiplinimin e kundërshtarëve politikë, nga kushdo qoftë në pushtet.Por, situata e krijuar këto ditë, ma kujtoi një citat të Albin Kurtit në dokumentin e tij të famshëm mbi organizimin e VV, dokument i cili ishte mospajtimi kyç në mes nesh që u ndamë dhe atyre që mbetën. “Ne s’do të arrijmë ta marrim pushtetin pa një gjendje të jashtëzakonshme, dhe mbase as ta mbajmë atë po ashtu pa një gjendje të jashtëzakonshme…” (f.45) – kështu shkruante atëbotë Kurti.Dhe sot pikërisht këtë po e realizon Kurti e VV-ja. VV-ja nuk po e kundërshton parimisht ligjin që ndalon deputetët e penalizuar të kandidojnë. VV-ja e di që nëse me të vërtetë e paska atë përqindje që po e parashikojnë, askush nuk do të mund ta ndalë Kurtin të bëhet kryeministër. Por VV-ja dhe Kurti po duan GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME. Sepse gjendja e jashtëzakonshme t’i zgjidhë duart për të qenë arbitrar. Për të shkelur kushtetutën, ligjin e të drejtat qytetare. Përmes gjendjes së jashtëzakonshme kanë operuar shumica e pushteteve autoritare e totalitare. Në gjendje të jashtëzakonshme s’ka ligj e procedura, ka vetëm NJË instancë që vendosë, e ajo është pushteti – lideri. Gjendja e jashtëzakonshme t’i jep KREJT.Por Kurti me gjasë nuk do t’i shkojë deri në fund konfliktit me KQZ. Ai mund të pranojë mos-kandidimin. Por ai është duke krijuar kauzë viktimizimi, për t’i mobilizuar votuesit e tij, drejt gjendjes së jashtëzakonshme. Ai po ndërton justifikimin e gjendjes së jashtëzakonshme pasi ta marrë pushtetin. “Të gjithë provuan të më eliminojnë” do të thotë, “të gjithë që s’janë me mua janë armiqtë e popullit” dhe do t’i duhet gjendja e jashtëzakonshme për t’i eliminuar ata.

Dhe në fund, Kurti nuk do ta ndryshoj këtë ligj fare. Përkundrazi, do ta përdorë njësoj si pushteti aktual, për disiplinimin e kundërshtarëve politikë në të ardhmen.