Molliqaj: LDK s’mund ta luftojë krimin

Sekretari i PSD-së, Dardan Molliqaj, thotë se partia e Isa Mustafës nuk mund ta luftojë krimin dhe nuk është momenti për këtë subjekt të qeverisë.

“Nuk është momenti për LDK-në. Asnjë vendim të madh nuk e ka marrë, asnjë vendim ekonomik, ka marrë disa vendime te financat, por asgjë që e ndërron diçka vendin. E di që duan Specialen, nuk duan drejtësi, këta veç ankohen, nuk guxojnë me arrestuar asnjë të PDK-së. S’ka mundësi me luftu LDK-ja krimin”, ka thënë Molliqaj në T7.\FrontOnline\