Molotov dhe gaz lotsjellës përpara Kuvendit të Shqipërisë

Protesta e opozitës në Tiranë ka eskaluar në dhunë.

Protesta e opozitës u zhvendos para Kuvendit, ku tubimi u shoqërua me tensione.

Protestuesit hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre në drejtim të hyrjes së Kuvendit. Nga ana tjetër policia u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës, çka solli edhe shpërndarjen të protestuesve.

Edhe përpara Kryeministrisë , protesta u shoqërua me tensione dhe dhunë. Tubuesit hodhën molotov dhe flakadanë drejt godinës.

Për pasojë mori flakë dera hyrëse e saj. Gjithashtu, pati përleshje mes protestuesve dhe policisë, ku u shkatërrua kordoni metalik që rrethonte kryeministrinë./abcneës.al/