Kanë dalë pamjet nga momenti kur është kapur dhe neutralizuar autori i plagosjes së 5 personave në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë.

Në video, shihet se si Rudolf Nikolli, 34 vjeç nga Burreli, u neutralizua fillimisht nga besimtarët, përpara se të ndërhynte policia.

Nga pamjet ndër të tjera duket momenti kur dëshmitarët e godasin me shkelma si një revoltë ndaj sulmit që ai ka bërë ndaj besimtareve në xhami.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë para xhamisë Dine Hoxha në Tiranë, ku 34 vjeçari ka plagosur me thikë 5 persona të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.