Mos bëni plane për vikend!

Është publikuar agjenda për Edicionin e 15-të të Festivalit më unik në Kosovë, “Bunarfest”.

Festivali i cili karakterizohet me lëshim me goma në Lumbardhin e Prizrenit, do të mbahet gjatë këtij vikendi, me 8 dhe 9 qershor në Prizren.

“Bunarfest” gjatë këtij edicioni sjellë edhe muzikë të mirë për ata që do ta përcjellin këtë aktivitet të veçantë.

Ky është orari i cili është publikuar nga organizatorët:

• 8 QERSHOR | 23:00 | ANDRRA/MARASH •
Buta
Taste2
DJ Wise & VLN on Drums

• 9 QERSHOR | 13:00 | GARA •
Bunarfest

• 9 QERSHOR | PAS GARE ~15:00 | KEJ •
Offchestra