Mosha mesatare e deputetëve të ardhshëm është 44, më i vjetri 71 e më e reja 22

Analisti politik Albert Krasniqi, thotë se sipas rezultateve të shpallura të zgjedhje, mosha mesatare e deputetëve të Legjislaturës së VII do të jetë 44 vjeçare.

Deputeti më i vjetër dhe deputetja më e re vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, kjo parti e cila doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Krasniqi ka publikuar edhe moshën mesatare të deputetëve sipas subjekteve politike:

VV: 38 vjeç

LDK: 43 vjeç

PDK: 44 vjeç

AAK: 46 vjeç

“Deputeti më i vjetër në moshë do të jetë Jahja Koka (71), ndërsa deputetja më e re në moshë do të jetë Fjolla Ujkani (22). Që të dy këta deputetë janë nga VV dhe pritet të kryesojnë seancën konstituive të Kuvendit”, shkruan Krasniqi.