Moti i keq shkakton përmbytje në Shqipëri

Moti i keq me reshje shiu ka prekur pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Rrëshqitjet e gurëve në rrugën Burrel-Milot nga shiu i dendur ka penalizuar qarkullimin normal të mjeteve.

Gjithashtu nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë vijuar gjatë gjithë natës janë shoqëruar me rrëshqitje e gurësh deri pranë tunelit të Shkopetit. Kjo është reflektuar edhe në bllokimin e qarkullimit të mjeteve, ndërsa aktualisht në aksin rrugor Burrel-Milot lëvizja bëhet vetëm në një sens.

Rreshjet intensive të shiut për orë të tëra kanë shkaktuar probleme edhe në Fushë Krujë.