MPJ për deklaratat e Vuçiq’it: Nuk do të lejojmë që skenaret serbe të ndikojnë në zgjedhjet e 6 tetorit

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq se do ta vizitojë Kosovën para zgjedhjeve të 6 tetorit.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë, Pacolli, ka thënë se këto deklarata ndikojnë në frikësimin e komunitetit serb dhe nuk mundëson fushatë e votim të drejtë nga ta.

Tutje Zyberaj ka thënë se nuk do të lejohet që “ky skenar të ndikojë në procesin zgjedhor dhe t’i pengojë qytetarët të votojnë të lirë”, përcjell zeri.info.

Postimi i plotë:

Deklarata e presidentit serb Vuçiq së dëshiron të vij në Kosovë para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës dhe nuk mundëson fushatë zgjedhore dhe votim të drejtë tek komuniteti serb. 
Agjenda e Beogradit dihet. Ne nuk do të lejojmë që ky skenar i Beogradit të ndikojë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe të pengojë qytetarët tanë që të votojnë të lirë. 
Në të njëjtën kohë edhe politikanët serbë që janë personanon-grata në Kosovë nuk do të lejohen të vizitojnë Kosovën.