Çekia ndihmoi Kosovën me pajisje mbrojtëse në vlerë prej 190 mijë euro.

Në njoftim thuhet Çekia ka ndihmuar Kosovën me  30,000 copë respiratorë, 30,000 palë të dorezave vinil, 10,000 palë mbështjellëse të këpucëve dhe 5,000 copë veshje mbrojtëse.

Pajisjet u sollën në Prishtinë me një aeroplan special të Armatës së Çekisë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zëvendësudhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, Juraj Melioris, dorëzoi ndihmën çeke për Kosovën tek zëvendësministri, Luan Gola, i cili shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për Republikën e Çekisë.

Juraj Melioris përmendi zhvillimet e tashme pozitive bilaterale të bashkëpunimit Çeki-Kosovë, në veçanti në lëmin ekonomik, si dhe në fushën e bashkëpunimit zhvillimor e në fushat tjera. /Telegrafi/