MSh: Vaksinimi për gratë shtatzëna është më urgjent se kurrë

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se vaksinimi për gratë shtatzëna është më urgjent se kurrë, raporton Gazeta Sinjali.

“Nëse jeni shtatzënë ose keni qenë shtatzënë kohët e fundit, vaksinimi është një nga hapat më të mirë që mund të bëni për të mbrojtur veten dhe foshnjën tuaj”, shkroi ai në Facebook.

Hoti ka cituar CDC (Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), duke thënë se shtatzënat dhe gratë që kanë pasur një shtatzëni kohët e fundit, kanë më shumë gjasa të infektohen dhe të vdesin nga COVID-19, në krahasim me gratë që nuk janë shtatzënë./Gazeta Sinjali/