MTI ndalon ‘’Beer and Wine Festival Prishtina’’

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sapo ka publikuar njoftimin se Ministria që ai drejton ka marrë vendim ta mbyllë aktivitetin ‘’Beer and Wine Festival Prishtina’’.

Arsye për një vendim të tillë të MTI-së sipas Ministrit Shala është bërë konstatimi se në festival është lejuar hyrja e personave të mitur nën 18 vjeç dhe konsumimi i pijeve alkoolike nga ta.

Image may contain: one or more people, crowd and outdoor

Ky është postimi i plotë i Ministrit Shala:

“Pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjeç, kam urdhëruar inspektoriatin e tregut të MTI-së që të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm në këtë organizim dhe pas inspektimit dhe gjetjeve të bëra, Inspektorati i MTI në këto momente ka marr vendim ta mbyllë aktivitetin ‘’Beer and Wine Festival Prishtina’’ që po mbahet në pllaton e Pallatit të Rinisë në Prishtinë!”