Muharremaj reagon ndaj dëmtimit në bjeshkën e Greikocit

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka reaguar lidhur me dëmtimin e ndodhur në bjeshkën e Greikocit.

“Ky dëmtim ka ndodhur në bjeshkën e Greikocit dhe natyrisht kjo pamje e shëmtuar nuk i pëlqen askujt”, ka bërë të ditur ai duke postuar fotografi nga vendi i ngjarjes.

“Ky vend ndodhet tek “Rrafshi i Livadheve” dhe ka shërbyer për bagëtinë e të gjithëve pa dallim i ndërtuar që nga viti 2004”.

“Ne duhet ta shërbejmë njëri-tjetrin me shembuj të mirë, dhe jo me abuzime të tilla të cilat na dëmtojnë të gjithëve”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari Muharremaj.