Muharremaj takon krysinë e disa fshatrave në Suharekë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë ditës ka takuar kryesitë e fshatrave Bllacë dhe Semetisht.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj thotë se i ka njoftuar ata për situatën aktuale dhe iu ka kërkuar të respektohen vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Postimi i plotë:

Postimi i plotë

Edhe në Bllacë e Semetisht i kam takuar kryesitë e fshatrave, të cilat i kam njoftuar me situatën aktuale në të cilën ndodhemi.

Kemi biseduar për mundësitë tona të veprimit nga institucionet shëndetësore, e poashtu kam kërkuar që të respektohen vendimet e lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë, Komuna e Suharekës dhe organeve të sigurisë.

Bali Muharremaj