Muhaxheri del në terren për t’i dëgjuar qytetarët

Komuna e Pejës përmes Zyrës së Kryetarit, Drejtorisë për Financa dhe Kryesuesit të Kuvendit, po vazhdojnë me mbajtjen e dëgjimeve publike me qytetarë të organizuara nëpër Bashkësi Territoriale.

Qëllimi i këtyre takimeve është që kërkesat e qytetarëve të merren nga secili përfaqësues, pastaj Komisioni i Kuvendit dhe Komisioni i Komunës i udhëhequr nga Kryetari dhe Drejtori i Financave i nxjerrin prioritetet në mënyrë proporcionale në bazë të kapaciteteve buxhetore për hartimin e buxhetit të Komunës për vitin 2020-2022.

Janë mbajtur Dëgjimet Publike me banorët e fshatrave Gorozhdec, Loxhë, Dobërdol, Llozhan, Graboc, Millovanc, Poçestë dhe Vragoc.

Kryetari Muhaxheri në këto takime ka prezantuar gjendjen faktike të të gjitha projekteve, që janë në vazhdimësi duke u punuar dhe mundësinë e kapaciteteve të Komunës për projekte të tjera në vazhdimësi.

“Në vitin e ardhshëm i kemi planifiku 28 milion euro total buxhet në fillim duket shifër e madhe, por kur ta ndajmë në kategorinë e pagave, që paguhet prej 28 milionshit, që do të jetë diku mbi 15.5 milion, atëherë pjesa tjetër për shpenzim do të ndahet në kategori të tjera, ku prej tyre do t’i kemi rreth 8 milion investime kapitale, pastaj duhet llogaritur pjesa e mallrave dhe shërbimeve, shpenzimet komunale, subvencionet etj”, ka theksuar Jeton Abazaj, Drejtori i Financave.

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 1 person, sitting
Image may contain: 13 people, people sitting, table and indoor