“Mund të arrijmë në 50 mijë raste në ditë”, paralajmëron eksperti në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar mund të arrijë deri në 50 mijë raste në ditë nëse nuk veprohet tani për të ndaluar përhapjen e virusit, paralajmëroi një prej këshilltarëve të lartë të qeverisë britanike.

Në një deklaratë për mediat, këshilltari shkencor Sir Patrick Vallance tha se “rastet po dyfishohen afërsisht çdo 7 ditë” dhe se mund të regjistrohen deri në 50 mijë raste në mes të tetorit nëse nuk merren masa.

Vallance tha gjithashtu se “rritja e numrit të rasteve po përkthehet edhe në më shumë pacientë të shtruar dhe më shumë vdekje”, duke theksuar se është e nevojshme “të veprohet me shpejtësi për ulur kurbën”.

Pritet që të shtohen masat së shpejti ndërsa kryeministri Boris Johnson ka diskutuar gjatë fundjavës me kabinetin e tij sesi të frenojnë përhapjen e virusit që i ka marrë jetën 41,800 qytetarëve në vend.

Qeveria britanike ka vënë masa të reja në disa zona në një përpjekje për të frenuar përhapjen e COVID-19, ndërsa ka vendosur të gjobisë me një shumë deri në 10 mijë paund ata që thyejnë karantinën.

Tags: