Munishi: Jam i sigurt që lojtarët e mi janë fizikisht më mirë se disa që luajnë në Kombëtare

Ismet Munishi nuk është ndalur këto dy javë sa kanë zgjatur ndeshjet e Kombëtareve duke folur për Kosovën dhe futbollistët e saj

Ballkani ka të ftuar dy futbollistë të Kosova A, Mirlind Dakun dhe sot është ftuar edhe Armend Thaçi.

E pas shumë reagimeve që ka bërë këto ditë, Munishi përsëri ka reaguar me një status në rrjetin social facebook, ku nuk ka përmendur emra, por ka thënë se futbollistët e tij janë shumë të përgatitur.

Vlenë të theksojmë se për reagimin në fjalë, Munishi ka reaguar duke thënë se fjala nuk është për Kosova U21 por për Kombëtaren A të Kosovës.  /GazetaExpress/

Reagimi i Munishit:

Mos shikoni kush qysh e ka emnin .

Mos shikoni kush ku lun.

Selekciononi ne parametra dhe ne formën momentale se kush si është , cili eshte ne formën momentale më të mirë .

Boll na keni nenqmu ligën e Kosoves .!

Për një gjë jam i sigurt se lojtaret e mi jan fizikisht më mirë se disa që luajnë neper klubet më prestigjioze evropiane ju garantoj .

Se per disa qe nuk jan duke lujtë fare as që diskutohet .

Unë biri yt Kosovë.