Murati: Sovraniteti i Kosovës kalon përmes Luginës së Preshevës

Kryetari i Lëvizjes Për Bashkim Valon Murati, edhe një herë ka ripërsëritur se Lugina e Preshevës do të duhej t’i bashkohej Kosovës derisa komunat serbe në veri Serbisë. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë që Kosova të ketë sovranitet të plotë.

Deklaratat e Muratit sot erdhën pas raportimeve se në veri të vendit ka nis vaksinimi i qytetarëve kundër Covid-19.

“Si dje, si sot, si nesër, sovraniteti dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës kalon përmes Kosovës Lindore. Sa më herët që kuptohet aq më i mirë do të jetë rezultati për Kosovën. Sa më shumë që vonohemi, humbjet do të jenë të paevitueshme”, shkroi Murati në Facebook.

Shkrimi i plotë i Muratit në Facebook:

Qeveritë do të ndërrohen e të rejat do të vijnë, por nëse nuk ndryshohet logjika politike në raport me problemet që Kosova ka me Serbinë, situata në veriun e Kosovës do të mbetet e njëjtë në variantin më të mirë, por më shumë gjasa do të përkeqësohet. Fushata e vaksinimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri nga ana e Serbisë e shpërfaq një gjendje faktike politike atje. Si dje, si sot, si nesër, sovraniteti dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës kalon përmes Kosovës Lindore. Sa më herët që kuptohet aq më i mirë do të jetë rezultati për Kosovën. Sa më shumë që vonohemi, humbjet do të jenë të paevitueshme./express