Muriqi i kthehet fushës me asist në barazimin e Fenerbahçes

Ylli i Kombëtares së Kosovës i është kthyer fushës së futbollit me asist në barazimin e ekipit të tij Fenerbahçe si mysafir i ekipit Goztepe.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të Superligës turke ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Muriqi ka asistuar në golin e dytë të ekipit të tij shënuar nga Garry Rodrigues në minutën e 68’të.

Muriqi kishte munguar në dy ndeshjet e fundit eliminatore të Kosovës ndaj Anglisë dhe Republikës Çeke.