Muriqi nesër kundër Bayernit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi nesër pritet të paraqitet në ndeshjen që ekipi i tij i ri Fenerbahçe e zhvillon kundër kampionit të Bundesligës, Bayern Munchen.

26 vjeçari nga Prizreni, Vedat Muriqi, do ta ketë mundësinë që t’i tregojë aftësitë e tij prej sulmuesi përballë gjigantit evropian në sfidën që zhvillohet në kuadër të turneut prestigjioz para-sezonal “Audi Cup 2019”.

Gjysëmfinalja e “Audi Cup 2019” Fenerbahçe – Bayern Munchen, zhvillohet nesër duke filluar nga ora 20:30.