Musliu: Disa fërkuan duart, menduan që pas arrestimit të Thaçit e Veselit PDK do të zhbëhet

Ganimete Musliu e cila po garon për deputete në listën e PDK’së thotë se kjo parti do të shënojë sukses në zgjedhjet e 14 shkurtit. Tregon se pse në pesëshen e parë të listës nuk është asnjë kandidat që i përket UÇK’së.

“Pavarësisht se dikush nëpër studio televizive dhe partitë tjera politike fërkuan duart dhe menduan se pas arrestimit të z.Thaçi dhe Veselit Partia Demokratike do të zhbëhet, ne kemi dhënë shembullin më të mirë dhe kemi dalur shumë të përgatitur”, thotë Musliu në Pressing.

“Në afat rekord kemi propozuar edhe kandidatin për kryeministër, një njeri i cili ka një bagazh dhe është në një format ndërkombëtar dhe ka një përvojë krah Thaçit dhe Veselit. Është i përgatitur në të gjitha sferat”, shtoi Musliu.

“Nuk jemi ithtar të shndërrimit të kandidatëve në numër”, theksoi Muliu.

“Votuesi i PDK’së nuk voton me inercion, nuk voton me inate’, shpjegoi ajo.