Mustafa dhe Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim opozitar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka dhënë detaje rreth takimit të sotëm më kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton EkonomiaOnline.

Mustafa përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me Kurtin folën për gjendjen politike të krijuar ap[s dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, por edhe për qeverinë e ardhshme, e cila sipas tij dueht të jetë përgjegjëse karshi nevojave të qytetarëve.

Ky është statusi i plotë i Mustafës:

Në takim me z. Albin Kurti sot, biseduam për gjendjen në Kosovë, sidomos pas dorëheqjes së Kryeministrit të vendit. U pajtuam se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë sonë. Kjo qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi dhe kompetencë në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, në menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe në hapjen e rrugës së integrimeve evropiane. IM