Mustafa i përgjigjet Veselit: Asnjë marrëveshje me PDK-në, korrupsionin e luftojmë vet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka prezantuar një Pakt Kundër Korrupsionit, ku i ka bërë thirrje të gjitha partive që ta nënshkruajnë atë, raporton EkonomiaOnline.

Mirëpo, Lidhja Demkoratike e Kosovës (LDK) është shprehur kundër kësaj nisme.

Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, tha se nuk do ta nënshkruajnë një marrëveshje të tillë dhe se korrupsionin do ta luftojmë vet.

“Ne nuk do të nënshkruajmë asnjë marrëveshje me PDK. Ne vetë do ta luftojmë korrupsionin”, u shpreh Mustafa.