Mustafa: Me VV-në kemi mospajtime për ekonominë, Presidenti s’është temë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha se me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) kanë arritur që të pajtohen për pjesën më të madhe të programit qeverisës, raporton EkonomiaOnline.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se me VV-në janë arritur pajtime të një niveli të kënaqshëm dhe në mënyrën se sa në ministri do të funksionojë Qeveria.

“Ne sot në mbledhje të kryesisë u informuam nga ekipi ynë në lidhje me rrjedhën e dialogut ose bisedat që po zhvillohen me VV-në. Kryesia ka vlerësuar se ekipi ynë ka bërë një punë të shkëlqyer së bashku me LVV dhe vlerësojmë që është arritur mjaft shumë si në arsim, shëndetësi, në siguri dhe në sundimin e ligjit. Po ashtu janë arritur pajtime të një niveli të kënaqshëm dhe në mënyrën se sa në ministri do të funksionojë qeveria. Ndërsa në pikëpamja të ketë më shumë kursime se sa qeveria e kaluar sa i përket ministrave dhe zv. ministrave. Ekipi ynë të vazhdojë edhe më tutje në harmonizimin e çështjeve dhe po ashtu të zgjidhet edhe çështja në pikat që nuk kemi gjetur pajtueshmëri. Do të vazhdojë pas certifikimit të rezultateve. Ne llogarisim që në ndarjen e përgjegjësive duhet të hynë të gjitha pozitat që do të jenë aktualë në qeverisjen 4 vjeçare dhe të zotohemi bashkë që do t’i përmbahemi vendimeve”.

Mustafa tha se kemi disa mospajtime me VV-në sa i përket ekonomisë.

“Janë disa çështje të ekonomisë që kanë të bëjnë dhe shfrytëzimit të mjeteve nga privatizimi, ka përfarim të tatimeve dhe si të trajtohen ato që të ruhet fuqia buxhetore , të çështjet sociale ka disa dallime. Ne do ta pranojmë që kryeministrin ta ketë partia që del e para dhe ne i përmbahemi këtyre parimeve”, tha Mustafa.

“Nuk jemi ne si LDK që parapërcaktojmë se kush do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës ato i përcakton ligji. Nuk jemi në fazën ku mund të flasim për ndarjen e ministrive. Sa i përket emrave të drejtorëve ose anëtarëve te bordeve në asnjë rast nuk do lejojmë që do të adresojmë më emra se kush do të shkon e kush do të vjen. Nëse qeveria vlerëson se një kompani nuk ka qenë efektive atëherë do të veprohet”.50/50 do të jetë proporcioni midis njëra- tjetrës”.

Mustafa ka mohuar zërat se ai do të jetë pjesë e marrëveshjes me VV-në për postin e Presidentit.

Ai tha se ko të diskutojnë se kujt i takon presidenti, por jo për kandidatin.

“Po bëhet shumë zhurmë në medie për presidentin por ne në rend dite e kemi zgjedhjen e qeverisë, por ne konsiderojmë që bë qeveria duhet të diskutohet edhe për çështjen e presidentin por unë në asnjë rast nuk jam shpreh që do të jem president dhe ai propozim nuk do të bëhet tani ai bëhet kur shpallen zgjedhjet për president”

Kryetari i LDK-së tha se përkrahin çdo subjekt politik që propozon kandidatin për President.

“Ne përkrahim të drejtën e një subjekti politik që nesër do ta bëjë propozimin e Presidentit. Ne tani do të merremi vesh se kujt i takon të propozojë kandidatin për president por ai do të propozohet kur vie koha”, tha ai.

Mustafa LDK dhe VV janë shprehur publikisht që do të aplikojnë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë

“Edhe ne edhe VV jemi shprehur publikisht që do të aplikojmë reciprocitetin edhe pse nuk është çështje e lehtë se kërkon procedura të veta. Reciprocitet nënkupton të sillemi njëjtë si sillen ata dhe dëmet që po i bëjnë Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ne s’mund të bëjmë marrëveshje me Serbinë në qoftë se ata nuk implementojnë marrëveshjet për të gjitha që jemi marrë vesh”, tha Mustafa.

Lideri i LDK-së tha se sa i përket dialogut janë dakorduar me VV-në që kjo përgjegjësi t’i takojë Kryeministrit dhe Kabinetit Qeveritar.

Ndërsa tha se do të bisedojnë edhe për projektin Kosova e Re për të cilën shton se nuk do të nguten me vendime.

“Ne parimisht kemi thënë se e përkrahim dialogun sepse ajo është e vetmja mënyrë më e zgjidh çështjen me Serbinë, mirëpo përgjegjësia e dialogut do të mbetet mbi kryeministrin dhe në kabinetin qeveritar dhe kemi interesim që ta bëjmë këtë dhe ta qojmë përpara dhe besoj se nuk ka ndonjë kundërshtim të VV. Ne me Kurtin do të bisedojmë edhe për termocentralin Kosova e Re dhe nuk është e dobishme qe të lëshohet garancion për Kosova e Re. Nëse çmimi i energjisë nuk shtrenjtohet ne do të bisedojmë për VV por në qoftë se nuk ka ne nuk do të hymë”, tha ai.